Izraeli i gatshëm për një tjetër pauzë humanitare, nëse kjo mundëson rikthimin e pengjeve

Presidenti i Izraelit Isaac Hergoz, tha se shteti që ai e udhëheq është i gatshëm për një tjetër armëpushim të ndërmjetësuar nga jashtë, nëse kjo rezulton me shkëmbimin e pengjeve nga Gaza.

“Ne nuk po luftojmë banorët e Gazës, ata nuk janë armiqtë tanë – ne po luftojmë Hamasin, ata janë armiku. Lufta e Izraelit është më e drejtë se kurrë”, deklaroi ai.

Hergoz këto i tha në një mbledhje me më shumë se 80 ambasadorë, raporton The Guardian.

Në përgjigje, një zyrtar i lartë i Hamasit refuzoi zhvillimin e negociatave për shkëmbimin e të burgosurve, por përsëriti se grupi ishte i hapur ndaj çdo iniciative për t’i dhënë fund luftës.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share