Ushtria Izraelite thotë se Hamasi po mban peng 120 civilë në Gaza. Një nënkolonel i ushtrisë së Izraelit shprehet se shumë ushtarë rezervistë janë duke u grumbulluar në Rripin e Gazës dhe po përgatiten për fazën tjetër të operacionit.
“Qëllimi ynë është i qartë, faza e fundit e kësaj lufte është që ne do ta çmontojmë Hamasin dhe aftësitë e saj ushtarake. Do të ndryshojmë rrënjësisht situatën që Hamasi të mos ketë më kurrë aftësinë për të shkaktuar dëme mbi civilët apo ushtarët izraelitë”, tha nënkoloneli Conricus.
Ushtria izraelite ka hyrë tashmë në Gaza dhe po përgatitet për ofensivë tokësore.
Civilëve që jetojnë në veri të Gazas u është thënë nga ushtria izraelite që të largohen drejt jugut duke përdorur dy rrugë në fashën e orareve 07:00 – 13:00 (sipas orës lokale) dhe nuk do të pësojnë asnjë dëm.
Ndërkohë, pranë kufirit me Libanin ka patur aktivitet ushtarak. Luftëtarë të Hezbollahut sulmuan me raketë antitank trupat ushtarale dhe me raketa tokë-ajër avionët izraelitë. Por sipas ushtrisë së Izraelit, situata u vendos shpejt nën kontroll dhe thonë se kanë vrarë militantë të ardhur nga Libani. Një celulë terroriste, sipas ushtrisë izraelite, tentoi të kalonte nga Libani në territorin e Izraelit por u sulmuan nga një dron izraelit.
/tvklan.al