Izraeli dhe Hamasi në prag armëpushimi

Mund të ketë shkëmbim të pengjeve mes palëve

Izraeli dhe Hamasi duken fare pranë një armëpushimi, të paktën siç thotë udhëheqësi politik i grupit të militantëve palestinezë Ismail Hanije.

Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, Hanije ka shpërndarë për mediat ndërkombëtare një deklaratë ku thotë se është rënë dakord me Izraelin përmes ndërmjetësve nga Katari që Hamas të lirojnë një pjesë të pengjeve, gra dhe fëmijë, ndërsa Izraeli do të lirojë disa militantë të burgosur palestinezë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Reuters konfirmon se një draft marrëveshje ekziston, pasi gazetarët e kësaj agjencie e kanë parë nga afër. Megjithatë, Hanije në deklaratën e tij nuk jep detaje të tjera dhe as Tel Avivi deri më tani nuk ka reaguar fare për këtë çështje.

Sipas qasjes së deritanishme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, sulmi izraelit në Rripin e Gazës nuk do të ndalet deri kur të lirohen të 240 pengjet që Hamasi mori në sulmin e 7 Tetorit në jug të Izraelit.

Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë e Hamasit thotë se në veriun e Rripit të Gazës nuk funksionon më asnjë spital për shkak të sulmeve izraelite, ndërsa numri i viktimave ka arritur në mbi 13 mijë, ndër të cilët 5 mijë fëmijë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share