Izraeli beson se mbi një e treta e pengjeve në Gazë kanë vdekur

People attend a protest against Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu’s government and to call for the release of hostages kidnapped in the deadly October 7 attack on Israel by the Palestinian Islamist group Hamas, in Tel Aviv, Israel, June 1, 2024. REUTERS/Marko Djurica

Izraeli beson se më shumë se një e treta e pengjeve të mbetura në Gazë, janë të vdekur, tregon një raport i Qeverisë.

Hamasi – grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera – sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë.

Sulmi u bë, pastaj, shkak i luftës që nisi Izraeli në Rripin e Gazës – të kontrolluar nga Hamasi.

Dhjetëra pengje të marra prej këtij grupi, u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa disa të tjera u gjetën – të vdekura ose të gjalla – nga trupat izraelite.

Në raportin e Qeverisë izraelite, që u publikua të martën, thuhet se 120 njerëz mbeten në robëri – 43 prej të cilëve janë shpallur të vdekur në mungesë, duke u bazuar në burime të ndryshme, qofshin informacione të inteligjencës, video-vëzhgime apo analiza të forenzikës.

Aktualisht, SHBA-ja dhe vende të tjera i kanë intensifikuar thirrjet për Izraelin dhe Hamasin, që të pranojnë një plan për armëpushim, të shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Plani përfshin, mes tjerash, armëpushimin e plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara në Gazë, dërgimin e ndihmave atje dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar atë, ndonëse, sipas tij, plani ka të meta dhe do ende punë.

Hamasi tha se e mirëpret nismën e presidentit Biden, por se kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, e cila, sipas tij, ka lënë mbi 36.000 njerëz të vrarë. /REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share