Izrael-Hamas, arabët presion SHBA për armëpushim

Blinken: Një ndalesë tani do të rigruponte Hamasin për të sulmuar

Udhëheqësit arabë të mbledhur në Aman kërkuan një armëpushim të menjëhershëm në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza, duke i bërë presion Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken për të bindur Izraelin. Por diplomati i lartë amerikan tha se një ndalesë e tillë tani do të lejonte vetëm grupin militant palestinez Hamas të rigrupohen dhe të sulmojnë përsëri Izraelin.

“Ne të gjithë e kuptojmë se nuk mund të kthehemi në status quo. Ne pikëpamjen tonë, një armëpushim tani, thjesht do ta lejonte Hamasin të rigrupohej dhe të përsëriste atë që bëri më 7 tetor. Asnjë vend në botë nuk mund të pranojë masakrën ndaj qytetarëve dhe të mos bëjë asgjë për këtë. Pra, ne përsërisim se Izraeli ka të drejtë dhe në të vërtetë një detyrim për të mbrojtur veten dhe të përpiqet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që ajo që ndodhi më 7 tetor të mos ndodhë më kurrë. Është e rëndësishme të merren çdo masë e mundshme për të mbrojtur civilët dhe për të parandaluar dëmtimin e tyre, si dhe për të siguruar që ata që kanë nevojë për ndihmë ta marrin atë”.

Ministrat e Jashtëm të Jordanisë dhe Egjiptit, bënë thirrje për një ndërprerje të armiqësive, duke thënë se vdekja e mijëra civilëve nuk mund të justifikohej si vetëmbrojtje.

“Armëpushimi është i dosmosdoshëm për t’u marrë me pasojat humanitare të këtij konflikti. Dhe ne besojmë se ballafaqimi me komponentët e ndryshëm të kësaj krize duhet të trajtohet gjithashtu në mënyrën e duhur. Por është përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar gjithmonë që të të kërkojë ndërprerjen e armiqësive dhe jo të promovojë vazhdimin e dhunës, aktivitet ushtarak që ka një ndikim shumë të rëndë në mirëqenien e popullatës civile”, tha Sameh Shoukry, Ministër i Jashtëm i Egjiptit.

“Kjo nuk është një luftë fetare. Nuk është një luftë midis myslimanëve dhe hebrenjve. Vlerat njerëzore diktojnë që ne të punojmë për paqen dhe ta ndalojmë këtë çmenduri dhe të mos lejojmë dehumanizimin shumë të rrezikshëm që po shohim te ndodh”, u shpreh Ayman Safadi, Ministër i Jashtëm i Jordanisë.

Forcat izraelite kanë hyrë në brendësi të Rripit të Gazës dhe mbajnë të rrethuar qytetin më të madh duke shkëmbyer zjarr me militantët e Hamasit. Palestinezët bëjnë me dije se që nga nisja e konfliktit janë regjistruar mbi 9400 viktima ndërsa nga Izraeli janë 1400 të vrarë. Gjatë së shtunës asnjë i plagosur apo shtetas i huaja nuk mundi të evakuohej në drejtim të Egjiptit.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të premten se nuk do të ketë armëpushim të përkohshëm me Hamasin në Gaza derisa të lirohen të gjithë pengjet izraelitë.

Më herët, një i dërguar i SHBA-së tha se 350,000-400,000 njerëz mbeten në Gazën veriore, nga e cila Izraeli ka paralajmëruar civilët që të largohen. Ushtria izraelite po kryen gjithashtu sulme në jug dhe OKB-ja thotë se asnjë pjesë e Gazës nuk është e sigurt. Izraeli filloi bombardimin e Gazës pasi Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael dhe rrëmbeu më shumë se 200 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 9,400 njerëz janë vrarë në Rrip që nga 7 tetori.

Tv Klan

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share