Izet Mexhiti shpalos logon e partisë së re, Hoxha njofton se ka mbledhur nënshkrimet për partinë e re

ARJANIT HOXHA NJOFTOI SE KA MBLEDHUR NËNSHKRIMET E NEVOJSHME PËR PARTINË E RE

Dy parti të reja politike I shtohen skenës politike në Maqedoninë e Veriut. Deputeti Mexhiti prezantoi sot logon e partisë së re, ndërsa Arjanit Hoxha njoftoi se ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për regjistrimin e subjektit të ri.

Skenës politike në vend vetëm gjatë këtyre javëve po i shtohen edhe të paktën dy parti politike. Deputeti Izet Mexhiti I cili njoftoi javën e kaluar se ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme për formimin e partisë e cila do të quhet Lëvizja Demokratike, disa ditë para dates zyrtare të promovimit këtij subjekti, Mexhiti ka shpalosur edhe llogon që do të mbaj partia.

“Një falënderim i veçantë për dizajnuesin e logos tonë Visar Isufin nga Prishtina, Republika e Kosovës”, shkroi Mexhiti duke ndarë edhe logon e partisë.

Me sukses nënshkrimet i grumbulloi sot edhe Arajnit Hoxha, i cili tashmë e ka bërë të ditur se partia e tij do të mbaj emrin e Partia Demokratike Evropaine.

“Faleminderime pafund deri te gjithë themeluesit për angazhimin dhe vullnetin e tyre për të hapur faqe të re të veprimit politik”, shkroi Hoxha në Facebook.

Parti të re kanë paralajmëruar edhe deputeti Skender Rexhepi – Zejdi si dhe zv ministri i kulturës, Daim Luçi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share