Izeir Memedi merr detyrën Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Shkup

Izeir Memedi prej sot do ta drejtojë Qendrën për Punë Sociale në Shkup. Memedi vjen si kuadër i Aleancës për Shqiptarët pas marrëveshjes për hyrjen e kësaj të fundit në qeverinë e drejtuar nga Dimitar Kovaçevski, përcjell KlanM.

“Detyrë mjaft e përgjegjshme duke patur parasysh natyrën e punës që kryhet në këtë institucion të ndjeshëm. E faleminderoj Allahun për mundësinë e dhënë për të kontribuar dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, ka shkruar Memedi pas marrjes së detyrës.

Në këtë institucion Izeir Memedi vjen në vend të Liridon Baftijut nga Alternativa./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share