Ivanov: Populli maqedonas përsëri është dëshmitar i tradhtisë kombëtare

Në rrjetet social ka reaguar edhe ish presidenti i Maqedonisë së Veriutm, Gjorgje Ivanov i cili kundërshton propozimin francez.

“Si ish-president, i cili për 10 vjet ishte dëshmitar dhe kundërshtar i fortë i të gjitha lojërave të ndyra për shkatërrimin e Republikës së Maqedonisë, bëj thirrje që propozimi francez të refuzohet. Me një “vendim” të tillë, Republika e Maqedonisë do të zhytet në një humnerë juridike, politike dhe historike. Populli maqedonas përsëri është dëshmitar i tradhtisë kombëtare. Dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e fituara janë vijat e kuqe që nuk duhen kapërcyer. Për to nuk diskutohen apo negociohen. Mosbindja është e vetmja rrugëdalje. Mbrojtja e Maqedonisë është përgjegjësi e secilit prej nesh. Rroftë Republika e Maqedonisë” – shkruan Gjorgje Ivanov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share