Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka folur për herë të parë qëkur u bë i ditur lajmi që iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Aderimi i tij u bë ditur nga vetë Lumbardhi, e po ashtu edhe kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili i uroi mirëseardhje të veçantë.
I ftuar së fundmi në emisionin “Kosova Today”, ai ka folur për herë të parë për angazhimin e tij në spektrin politik dhe deklaroi se me liderin e LDK-së, do ta çojnë vendin përpara.
“Me Lumirin lider që ka elemente fenomenale me qenë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Rinia dhe sporti do të jenë temat kryesore për mua. Dua të jem shembull për të rinjtë. LDK është adresë për të rinjtë”, tha ai gjatë intervistës.
“Mundësinë që ma dha LDK-ja dua t’u tregojë të rinjve që Kosovën nuk duhet ta braktisin. Nuk futem diku me u djeg nëse nuk jam i sigurt, besoj në LDK-në, besoj në Abdixhikun, jam në duar të mira”, potencoi Lumbardhi mes tjerash.