Fero publikon imazhe nga vizita e tij në Mekë dhe Medinë

Reperi i njohur, Feronit Shabani – Fero, po vazhdon të jetë krye-temë e mediave rozë lidhur me postimet e tij të fundit në rrjetet sociale.

Pasi dha dorëheqje nga muzika dhe iu përkushtua fesë, Fero ka treguar se ka shuar për vizitë në Arabinë Saudite.

Gjilanasi ka shkuar atje me qëllimin për të vizituar dy qytetet e shenjta: Mekën dhe Medinën.

E udhëtimin e tij për në shtetin e largët të Lindjes së Mesme, ish-reperi e dokumentoi përmes fotografive dhe videove të publikuara në rrjetet sociale.

Ai tregoi se ka vizituar Xhaminë e parë të profetit Muhammed, si dhe disa lokacione të tjera me rëndësi fetare.

E udhëtimin e tij për në shtetin e largët të Lindjes së Mesme, ish-reperi e dokumentoi përmes fotografive dhe videove të publikuara në rrjetet sociale.
me gjatë vizitës në Arabi.

Ish-reperi bëri bujë të madhe në media këtë vit me largimin e tij nga muzika dhe përkushtimin në fenë islame. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share