Numri 1 i botës mundi Tomas Martin Etcheverry
Numri një i botës në tenis, Novak Djokoviç e nisi me fitore “Italian Open”, duke mundur Tomas Martin Etçeverri, 2-0 me sete.
Serbi i cili u tërhoq nga Madrid Open muajin e shkuar, mbante një fasho në krahun e tij të djathtë, duke ngjallur shqetësime rreth një problemi në bërryl.
22 herë fituesi i Grand Slamit në nisje shfaqi probleme fizike e kërkoi asistencë nga stafi mjekësor, por më pas gjithçka shkoi më së miri për të.
Tv Klan