Italia shpall gjendjen e emergjencës në 5 rajone veriore

Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 5 rajone veriore që rrethojnë lumin Po në kushtet e thatësirës më të madhe në 70 vjet. Rajonet italiane: Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milion € (38 milion dollarë) fonde emergjente për të trajtuar mungesën e ujit.

Sipas sindikatës bujqësore Coldiretti, thatësira kërcënon më shumë se 30 % të prodhimit bujqësor të Italisë. Disa komuna tashmë kanë shpallur racionimin e ujit.

Moti i pazakontë i nxehtë dhe reshjet e pakta gjatë dimrit dhe pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në Italinë veriore.

“Gjendja e jashtëzakonshme synon të menaxhojë situatën aktuale me mjete dhe kompetenca të jashtëzakonshme”, tha qeveria italiane./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share