Italia, konferencë për Ballkanin Perëndimor në Trieste

Tajani: Do punojmë për realizimin e “Korridorit 8”

Italia synon të marrë rolin e një vendi lider në proceset e integruese të Ballkanit Perëndimor, një synim që ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani e shpalli që kur mori postin në Tetor. Hapi i parë drejt kësaj strategjie është mbajtja siç e quajti ai, të një konference italiane për Ballkanin në Trieste, muajin e ardhshëm. Në fokus janë projektet e zhvillimit ku përfshihet edhe Shqipëria.

Antonio Tajani:Do të punojmë për “Korridorin 8” duke u përqëndruar tek një marrëveshje mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Garantimi i stabilitetit nënkupton edhe reduktimin e valëve të emigrantëve, pasi kalimi i tyre nga Ballkani përbën shqetësim dhe ka nevojë për zgjidhje të përbashkëta.

Diskutime pritet të ketë edhe për ato që konsiderohen si pika të nxehtë në rajon, siç janë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë që kohët e fundit janë rritur së tepërmi. Italia, sipas Tajanit po përpiqet të bëjë gjithçka që situata të mos përshkallëzohet.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share