Italia forcon rregullat për shpëtimin e emigrantëve

Qeveria e djathtë e Italisë ka miratuar masa për të gjobitur organizatat bamirëse që shpëtojnë emigrantët në det. Kryeministrja Giorgia Meloni ka bërë të ditur se pjesë e masave të reja është edhe bllokimi i anijeve të cilat po kërcënojnë jetët e mijëra emigrantëve që synojnë të dynden drejt Europës për një jetë më të mirë. Një dekret i kabinetit tregon se këto anije duhet të kërkojnë një port dhe të lundrojnë drejt tij pa shkaktuar vonesa në vend që të qëndrojnë në det duke kërkuar anije të tjera emigrantësh.

Kapitenët që shkelin këto rregulla rrezikojnë gjoba deri në 50,000 euro dhe shkeljet e përsëritura mund të rezultojnë në bllokimin e anijes. Që nga marrja e detyrës në tetor, qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka vënë në shënjestër aktivitetet e organizatave bamirëse të shpëtimit në det. Shumë organizata e kanë cilësuar dekretin e ri të qeverisë Meloni të rrezikshëm dhe që mund të vrasë mijëra njerëz të tjerë dhe ky vendim është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

Pothuajse 104,000 emigrantë janë zbarkuar në Itali deri më tani në 2022, tregojnë të dhënat e ministrisë së brendshme, krahasuar me rreth 67,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 34,000 në 2020 dhe një kulm prej më shumë se 181,000 në 2016. 10% e atyre që mbërritën në Itali në vitin 2022 u sollën në breg me anije të OJQ-ve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Çështja se si të trajtohet emigracioni në Bashkimin Evropian ka qenë një burim tensionesh për vite me radhë. Italia dhe Spanja kanë thënë prej kohësh se aleatët e BE-së duhet të pranojnë më shumë emigrantë që mbërrijnë në brigjet e tyre. Kjo ka shkaktuar mosmarrëveshje diplomatike në nëntor midis Italisë dhe Francës, pasi Roma refuzoi të ankoronte një varkë bamirësie që mbante rreth 200 njerëz të ankorohej në portet e saj dhe anija përfundimisht lundroi për në Francë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share