Italia do të dënojë shtatëzaninë surrogate

Nënshtetasit italianë do të ndëshkohen penalisht dhe nëse procedura ndiqet jashtë vendit

Qeveria italiane është totalisht kundër procedurës së shtatzanisë surrogate. Për këtë ka hartuar një projektligji ku dënohet penalisht përdorimi i trupit të një tjetër gruaje për arsye të ndryshme nga nëna biologjike, kundrejt një pagese ose jo. Kjo do të vlejë edhe nëse procedura ndiqet jashtë territorit Italian.

Për Komisionin e Drejtësisë në Itali shtatëzania surrogate është vepër penale universale. Pozicioni i qeverisë italiane është mjaft i qartë lidhur për hartimin e këtij ligji, i cili pas aprovimit në komision kalon në parlament në datë 19 Qershor.

Projektligji e konsideron vepër penale universale, që do të thotë se është e tillë edhe nëse procedura ndiqet jashtë territorit të vendit dhe parashikon ndëshkimin e vetëm nënshtetasve italianë.

Qeveria italiane është totalisht kundër çdo forme komercializimi të së drejtës së prindërimit, dhunimit të dinjitetit të gruas dhe të të drejtave të fëmijëve.

Shtatzania surrogate, që është përdorimi I trupit të një tjetër gruaje për arësye të ndryshme nga nëna biologjike, kundrejt një pagese ose jo, që nis nga 43 mijë dollarë. Kjo praktikë deri më sot është e ligjshme vetëm në disa vende, ndër të cilat në Danimarkë, Belgjike, Hungari, Bullgari dhe Hollandë në Evropë, por ku pagesa nuk është e parashikuar, pra me kusht që të jetë vullnetare apo me arsye altruiste.

Ndërkohë që në SHBA mëmësia surrogate është ligshme, në të dy format, me dhe pa pagesë ndër të cilat California, Arkansas, Florida, Illinois, Texas, Massachusetts, Vermont, New York, New Jersey, Virginia, Oregon e Washington.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share