Italia akuzë Rusisë për luftë hibride

Ministri i Mbrojtjes i Italisë të Hënën bëri thirrje për ndihmë nga NATO dhe Bashkimi Europian për të ndihmuar në trajtimin e një fluksi të ri emigrantësh nga Afrika e Veriut. Ai tha se situata është shkaktuar nga ndërhyrja ruse në rajon.

Rreth 20,000 vetë kanë arritur në Itali deri më tani këtë vit, krahasuar me 6,100 në të njëjtën periudhë të vitit 2022, tregojnë shifrat e ministrisë së Brendshme, ndërsa çështja e migracionit po shton presionin mbi qeverinë e djathtë.

Forcat Wagner janë akuzuar se operojnë në disa vende afrikane, duke përfshirë Libinë, Malin dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Ministri Crosetto, një figurë e lartë e partisë së krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni, Vëllezërit e Italisë, u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që ta ndihmojnë Italinë të përballet me valën e emigrantëve.

Aleanca Atlantike duhet të bëhet më e fortë nëse problemet që lindin nga zgjedhjet kolektive ndahen gjithashtu, por rrezikon të plasaritet nëse vendet më të ekspozuara ndaj hakmarrjeve të ndryshme lihen vetëm,” tha ai.

Kryeministrja Meloni, e cila mban një qëndrim të ashpër kundër imigracionit të paligjshëm, u sulmua pas mbytjes së një anijeje muajin e kaluar pranë rajonit jugor të Kalabrisë, ku vdiqën të paktën 79 vetë. Të dielën, një varkë u përmbys pasi u nis nga Libia dhe organizata bamirëse Alarm Phone fajësoi Italinë që nuk dërgoi në kohë rojën bregdetare, pavarësisht se u sinjalizua vazhdimisht./TvKlan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share