IMPORTUESIT PARALAJMEROJNE RRITJE TE CMIMEVE DERI NE 50%
Thatësira e cila ka përfshirë pjesën veriore të Italisë rrezikon disa prodhime bujqesore si domaten, vajin e ullirit dhe orizin. Fermerët kanë ngritur alarmin se nëse nuk bie shi, prodhimi i ullirit do të reduktohet në mënyrë dramatike. Sindikatat bujqësore të Italisë, ka bërë të ditur se thatësira do te sjelle rritjen e cmimeve.
Furnizimet me vaj ulliri, oriz dhe domateve janë nën kërcënim pasi Italia veriore vuan thatësirën e saj më të keqe në 70 vjet , duke nxitur më tej krizën e kostos së jetesës.
Importuesit po përgatiten për rritje të çmimeve deri në 50% ose më shumë për orizin dhe domatet dhe po mendojnë të kërkojnë burime të reja furnizimi, pasi kultivuesit në luginën e lumit Po, shtëpia e orizit, paralajmëruan për një reduktim në rendimentet e të korrave këtë vit.
Kyle Holland, një analist në grupin e kërkimit të tregut Mintec, ka deklaruar se prodhimi i vajit të ullirit mund të jetë midis 20% dhe 30% më pak se vitin e kaluar.
Ekspertët janë shprehur se disa pemë ulliri dhe ato frutore këtë vit kanë sjellë shumë pak prodhim dhe kjo gjë që ndodh vetëm kur nivelet e lagështisë së tokës janë jashtëzakonisht të ulëta. Prodhimi më i ulët sjell për rrjedhojë, furnizim te kufizuar te vajit të ullirit dhe mund te shkaktoje rritje të çmimeve në muajt e ardhshëm.
Fermerët kanë ngritur alarmin se nëse nuk bie shi, prodhimi i ullirit do të reduktohet në mënyrë dramatike. Çmimet e vajit të ullirit janë rritur tashmë 28% në krahasim me dy vjet më pare për shkak të luftës në Ukrainë. Po ashtu edhe kostot e orizit dhe domateve tashmë janë dyfishuar në dy vitet e fundit.
Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore dhe ka shpallur fonde emergjente për shkak të përkeqësimit të thatësirës në lumin Po . Sindikatat bujqësore të Italisë, ka bërë të ditur se thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të vendit dhe gjysmën e fermave. Veriu i vendit nuk është mësuar me kushtet e thatësirës dhe kështu nuk ka të njëjtat sisteme vaditjeje si ato që ndihmojnë fermerët e jugut të përballojnë motin e thatë.