Itali: Gruaja publikon videon intime të vetes së saj: Kam borxhe 73 mijë Euro

Një grua në Bergamo të Italisë, e cila ishte e “zhytur” në borxhe, ka gjetur një mënyrë për të shlyer detyrimet.

Gruaja, e cila me paratë do të duhet të paguante kokainën që kishte blerë përgjatë 1 viti, publikoi në internet një video intime të sajën.

Sipas mediave italiane, ajo i detyrohej plot 73 mijë Euro një shpërndarësi kokaine të zonës. Dhe për t’ja kthyer këto para, mendoi të publikonte në internet videon pornografike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me lekët që do të përfitonte, do të paguante personin nga i cili kishte blerë lëndën narkotike për 1 vit rresht.

Shitësi i drogës është arrestuar tashmë nga policia dhe hetimet për të zbuluan edhe rastin e gruas në fjalë.

Sipas hetuesve, dyshimet për aktivitetin e shitjes së kokainës nisën spontanisht. Një karabinier, kishte qenë jashtë detyrës një ditë, kur pa këtë shitës duke iu afruar një makine. Aty vuri re se shoferi i dha 50 Euro dhe mori një send të vogël.

Karabinieri kishte njoftuar sallën dhe ndoqën makinën. Drejtuesit iu gjet kokainë dhe ai pranoi që e kishte blerë. Prej këtij momenti u dokumentuan shumë raste të shpërndarësit të kokainës me epitetin “Raoul”, një 50-vjeçar me origjinë marokene.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share