Gazetari Abedin Ismaili për Klan Debat ka vënë në dukje një mungesë të ndjeshme në opinionin publik lidhur me bashkimin e nëntë subjekteve politike që synojnë të sigurojnë më shumë se 20 deputetë. Ismaili thekson se, edhe pse këto subjekte kanë arritur të bashkohen për të formuar një front të përbashkët, ekziston një rrezik i lartë i përçarjes brenda këtij blloku.
Sipas Ismailit, BDI-ja mund të ndihet krenare për rezultatin e arritur, por duhet të jetë e vetëdijshme për mundësinë e përçarjes që mund të lindë si pasojë e bashkimit.
Ismaili argumenton se probabiliteti logjik sugjeron se përçarjet janë më të mundshme në një koalicion me më shumë parti, siç është rasti i Frontit Europian, në krahasim me VLEN-in, që përbëhet nga katër parti. Këto katër parti, sipas tij, kanë më shumë gjasa të gjejnë një gjuhë të përbashkët
“Po shoh që ka mungesë në opinionin publik, edhe nëse këta synojnë 20 plus deputetë ato numra janë bashkim i nëntë subjekteve politike. Përçarjet lindin aty ku krijohen bashkimet, dhe sa BDI-ja do të mburret me atë rezultat dhe do ta shikojë gjithë atë fitore si të BDI-së por edhe a ekziston rreziku edhe i përçarjes. Unë po dëgjoj zëra se do të ndahen katër parti që janë bashkuar në bllokun opozitar, ku në anën tjetër i ke nëntë parti, dhe probabiliteti logjik është që përçarja është më e lartë te Fronti Europian se te VLEN-i. Kemi katër parti politike që shumë më lehtë mund të gjejnë gjuhë mirëkuptuese se nëntë parti politike”, tha Ismaili./tvklan.mk/