Ky është apartamenti ku qëndronte lideri I Hamasit Ismail Hanje i cili nuk e dinte për rrezikun me të cilin kishte dy muaj që jetonte.
Gazeta amerikane WSJ ka zbuluar detaje të reja nga vrasje e 62 vjecrait. Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh u vra këtë javë nga një bombë e sofistikuar dhe jo nga një raketë, siç u raportua më herët nga mediat e huaja. Bomba u shpërthye nga distanca, thanë pesë zyrtarët, pasi u konfirmua se ai ishte brenda dhomës së tij në këtë ndërtesë.Shpërthimi vrau gjithashtu një roje sigurie .
Sipas gazetës amerikane e citon citon shtatë zyrtarë të Lindjes së Mesme, duke përfshirë dy iranianë, dhe një zyrtar amerikan, pajisja shpërthyese u fut në ndërtesën e Gardës Revolucionare Islamike në Teheran rreth dy muaj më parë.Sipas dy zyrtarëve të Gardës Revolucionare iraniane të informuar për incidentin, shpërthimi tronditi ndërtesën, thye disa xhama dhe shkaktoi shembjen pjesërisht të një muri. Se si u vendos bomba në ndërtesë mbetet e paqartë.
Dhoma e tij nuk ishte dëmtuar shumë, gjë që sugjeron një planifikim të saktë në shënjestrimin e Haniyeh thotë gazeta amerikane.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka reaguar për vrasjen e liderit të grupit islamik palestinez të Hamasit. Ai është shprehur se vrasja e tij nuk është e dobishme për arritjen e një armëpushimi në luftën e Izraelit në Gaza.
Ekziston një rrezik në rritje për një përshkallëzim më të gjerë në Lindjen e Mesme pasi Irani ka kërcënuar se do të hakmerret kundër Izraelit .