NUK KONSTATOHEN SHKELJE TË KUFIZIMIT TË MARZHËS
Gjatë janarit, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer më shumë se 1.500 mbikqyrje në territorin e vendit kurse pas kontrolleve të zbatuara, sic njofton KlanM, janë shqiptuar gjoba që kapin shumën e mbi 9 milion denarëve.
Janë shqiptuar dënime për mosrespektimin e Ligjit për Tregti, të ligjit për disiplinë financiare, ligjit për ndalimin e duhanit, për mbrojtjen konsumatorëve dhe ligjit për kryerjen e veprimtarisë hotelerike.
Sic njofton KlanM, Inspektorati I Tregut në vazhdimësi kryen mbikqyrje inspektuese tek tregtarët me shumicë dhe pakicë në pjesën e respektimit të Vendimit për kushte të posacme për tregti të produkteve të caktuara respektivisht kufizimit të marzhës. Sic njoftohet janë kryer mbi 300 kontrolle dhe se sanksionohen shkeljet marzhës së konstatuar prej 5 deri 10% në tregtinë me shumicë dhe pakicë.
Megjithatë, Inspektorati njofton se gjatë janarit nuk janë shënuar shkelje të kufizimit të marzhës.