Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka nënshkruar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për parandalimin e përhapjes së kollës së keqe në territorin e Qytetit të Shkupit. Inspektorati Shtetëror nga e hëna nis inspektimet e jashtëzakonshme.
Nga e Hëna, fëmijët e pavaksinuar me DiTePer vaksinën nuk do të pranohen nëpër çerdhe – ka njoftuar Inspektorati Shëndetësor.
Inspeltorati njofton se kanë pranuar vendimin e Ministrit të Shëndetësisë në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
Në këtë rekomandim thuhet se Inspektorati ngarkohet që të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme dhe të ndalojë pranimin e fëmijëve nëpër institucione parashkollore që nuk janë të imunizuar tërësisht me vaksinën DiTePer. Inspektimet do të nisin nga e hëna më 11 mars.
Inspektorati Shëndetësor thotë se do t`I ngarkojë përgjegëjsit e institucioneve parashkollore që të përpilojnë listat e të gjithë fëmijëve të pavaksinuar.
Nëpër çerdhe nuk do të pranohen as edhe fëmijët me sëmundje tjera ngjitëse, kurse Inspektorati njofton se për mungesat në rritje të fëmijëve duhet të njoftohet Qendra për Shëndet Publik – Shkup.
Komisioni për Sëmundje Infektive në takimin e 5 marsit miratoi rekomandimet për Inspektoratin Sanitar dhe Shëndetësor që t`i përforcojë kontrollet inspektuese në territorin e Qytetit të Shkupit, që të fitohet një pasqyrë më reale nëse zbatohet rekomandimi për mospranimin e fëmijëve të pavaksinuar nëpër çerdhe./tvklan.mk