Ish-rivalët e mbështesin Trump-in! Nikki Heilej dhe Ron DeSantis mbështetën kandidaturën e Trumpit

Republican presidential candidate former President Donald Trump dances after speaking at a campaign event in Concord, N.H., Friday, Jan. 19, 2024. (AP Photo/Matt Rourke)

Ish rivalet e Trampit, Nikki Heilej dhe Ron DeSantis mbështesin kandidaturën e tij.  Ata ju kërkuan republikaneve që të mblidhen pas Trump

 Një nga një, rivalët e mposhtur të Donald Trump për nominimin republikan të vitit 2024 dolën në skenë për të treguar mbeshtetjen e tyre ne konventen republikane gjate dites se dyte te zhvillimit te saj.

Trump buzëqeshte herë pas here teksa shikonte ish-kundërshtarët e tij Nikki Heilej dhe Ron DeSantis duke shprehur mbështetjen e tyre të plotë për kandidaturën e tij.

 “Do të filloj duke e bërë një gjë krejtësisht të qartë: Donald Trump ka miratimin tim të fortë, pike.Për hir të kombit tonë, ne duhet të shkojmë me Donald Trump”, i tha Heilej turmës.

Ajo tha se Trump i kishte kërkuar asaj të fliste në konvente në emër të “unitetit”.

Fjalimi i zonjes Heilej ishte mbështetja e saj më e drejtpërdrejtë për kandidatin republikan deri më tani.Dhe kur ajo deklaroi mbështetjen e saj, Trump qëndroi dhe duartrokiti.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis qe u rendit i treti ne primaret e republikaneve mori një pritje shumë më entuziaste nga turma se Niki Heilej

Ai i kërkoi republikaneve që të mblidhen pas Trump. “Ne nuk mund ta lëmë atë poshtë, dhe ne nuk mund ta lëmë Amerikën të zhgënjejë,” tha zoti DeSantis.

Ai gjithashtu hodhi akzua per moshën e zotit Biden, një çështje që aktualisht po shqetëson Partinë Demokratike. “Ne kemi nevojë për një komandant të përgjithshëm që mund të udhëheqë 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë,” tha ai.

Ne pjesen tjeter te takimit diskutimet u perqendruan te kalimet e emigrantëve në kufi, krimi dhe një angazhim gjithëpërfshirës për të mposhtur Biden.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share