Ish kryeministri Bojko Borisov dhe partia e tij Gerb duket se janë fituesit e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari, të katërtat që mbahen në vend brenda 2 vitesh.
Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka uruar qytetarët e Bullgarisë për zgjedhjet e suksesshme.
“Urime të gjithë qytetarëve të Bullgarisë për zgjedhjet e suksesshme. Urime GERB-it dhe mikut tim të mirë Bojko Borisov për fitoren dhe besimin më të madh të popullit bullgar. Uroj bisedime të suksesshme për formimin e qeverisë së re që do të sjellë stabilitet për fqinjin tonë lindor dhe prosperitet për Bullgarinë. Stabiliteti i Bullgarisë dhe prosperiteti i popullit bullgar është i mirë për popullin maqedonas si dhe për qytetarët e gjithë Ballkanit”, ka shkruar Zaev.
Sipas të dhënave paraprake, Gerb ka marrë 24.6% të votave ndërsa rivalja e tij “Vazhdojmë ndryshimin” e cila kishte fituar zgjedhjet e mëparshme, është në vendin e dytë me 18.9%./KlanMacedonia/