Ish-i Locatelli mposht Milanin

Juventus mundi Milanin 1-0 në stadiumin “San Siro” dhe tani është vetëm 1 pikë larg kuqezinjve në renditjen e Serie A, pas nëntë javësh të luajtura. “Djalli” e nisi sfidën mjaft mirë dhe vetëm një mrekulli nga Shezni i mohoi Giroud golin në minutën e 13′. “Zonja e Vjetër” u shfaq luftarake, por në të 40-ën Thiau ndërhyri keq ndaj Kin dhe u ndëshkua me karton të kuq. Rrjeta e vetme e ndeshjes u realizua nga ish-i Manuel Lokateli në minutën e 63-të.

Në të njëjtën ditë po në “San Siro”, më 22 tetor, 7 vite më parë ai ndëshkoi “Zonjën e Vjetër”. Sulmuesit i mungonte goli që nga janari i vitit 2022.

Në fund, Mirante shpëtoi dy herë portën nga përpjekjet e Vlahovic dhe Cambiasos. Në përfundim të sfidës, trajneri i Juves Masimiliano Alegri tha se fitorja nuk ndryshon asgjë dhe se objektivi është rikthimi në Ligën e Kampioneve. Ndërsa tekniku i kuqezinjve, Stefano Pioli u shpreh se skuadra e tij luajti si e barabartë edhe me 1 lojtar më pak.

“Ne nuk ishim inferiorë as me 1 lojtar më pak. Na munguan intensiteti dhe vëmendja. Leao e vuri në vështirësi Gattin që bëri shumë faulle që në fillim: rregullorja thotë që nëse bën shumë faulle vjen ndëshkimi. Unë kështu e di! Ai u ndëshkua, por vonë!”

Nga suksesi i Juves përfitoi edhe Interi që kryeson renditjen me 22 pikë, 1 më shumë se sa Milani. “Zonja e Vjetër” është 2 pikë larg zikaltërve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share