Ish-gazetares ruse i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Yekaterina Duntsova kishte premtuar dhënien fund të luftës në Ukrainë dhe lirimin e të burgosurve politikë

Ish-gazetares Yekaterina Duntsova i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të muajit mars që do të mbahen në Rusi për shkak të gabimeve në aplikimin e saj për t’u regjistruar si kandidate.

Video nga një mbledhje e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregon vendimin në mënyrë unanime të anëtarëve që hedhin poshtë kandidaturën e saj.

Ky vendim vjen vetëm tre ditë pasi 40-vjeçarja kishte paraqitur dokumente në komision në mbështetje të kërkesës së saj për të kandiduar.

Ajo kishte planifikuar të kandidonte me një program që konsiston në dhënien fund të luftës në Ukrainë dhe lirimin e të burgosurve politikë.

Largimi i menjëhershëm si kandidate për zgjedhjet e reja do të interpretohet nga kritikët e Putinit si dëshmi se askush me pikëpamje të vërteta opozitare nuk do të lejohet të dalë kundër tij në zgjedhjet e para presidenciale që kur ai filloi luftën në Ukrainë.

Ata e shohin atë si një proces të rremë me vetëm një rezultat të mundshëm, fitoren e presidentit Vladimir Putin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share