Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Ish-ambasadori amerikan në NATO dhe i dërguari special për Ukrainën, Kurt Volker, ka deklaruar se Perëndimi po e fuqizon presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili po minon vendet Ballkanit dhe po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit.

“Ne vazhdimisht themi se po përpiqemi ta ndajmë Serbinë nga Rusia. Vuçiq me ëndje po bëhet sikur edhe ai e dëshiron atë, por se i duhet më shumë kohë dhe hapësirë dhe po luan me të dyja palët, tha për Radion Evropa e Lirë (edicioni në gjuhën kroate), Kurt Volker.

Diplomati amerikan thotë se “kjo është ajo që SHBA dhe Franca thonë se është politika e tyre – ne duhet ta ndajmë Serbinë nga Rusia. Por më pas, që kjo të bëhet duke forcuar personin që ruan marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë, duket se nuk ka shumë kuptim. Në Vuçiqin, pamë forcimin e nacionalizmit serb, përpjekjet për të minuar Malin e Zi, të mbështetet Milorad Dodik dhe për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën”.
Ai thotë se Perëndimi po përfshihet më shumë rreth presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa nga pak po e humb Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“E dini, ekziston një shprehje në SHBA që po shpenzojmë më shumë kohë për armiqtë sesa për miqtë. Vuçiq nuk është armik, por ne harxhojmë më shumë kohë duke u marrë me marrëdhëniet me të sesa për të promovuar vlerat demokratike, institucionet dhe reformatorët në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor”, thotë Volker, transmeton Telegrafi.

Ai beson se Vuçiq do të vazhdojë politikën e tij pafundësisht

“Unë nuk mendoj se Vuçiç ka parasysh një pikë përfundimtare. Për dikë në pozicionin e tij, është si të ngasësh një biçikletë, ai duhet të vazhdojë kështu pafundësisht, duke luajtur me të gjitha topat. Dhe ky është qëllimi në vetvete, vetëm për të qenë në pushtet”, thekson ai.

“Nëse Putini ka sukses në Ukrainë dhe Perëndimi tërhiqet ose humbet, ne po shkojmë drejt një lufte globale, sepse kjo do të trimërojë Kinën, do të trimërojë Iranin dhe Venezuelën, si dhe Putinin. Të gjithë do të mendojnë se mund të ndërmarrin hapat e ardhshëm. Për të arritur ambiciet e tyre Jo. Unë mendoj se një luftë më e gjerë është e pashmangshme, por mendoj se është e mundur dhe shansi më i mirë që kemi është ta ndalojmë atë shpejt”, thotë Volker.

Diplomati amerikan mendon se “Vuçiq në thelb po përpiqet ta bëjë Serbinë, le të themi, një Rusi në Ballkan”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share