Irina Shayk dhe Bradley Cooper sërish prindër?

Dyshja duan të zgjerojnë familjen, por nuk planifikojnë martesën

Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk, të cilët tashmë kanë një fëmijë së bashku po përpiqen të zgjerojnë familjen e tyre. Në Shtator, çifti, i cili u nda në vitin 2019, kaluan pushimet familjare së bashku.

Një burim në atë kohë tha për median Page Six se, “ishte një arratisje e vërtetë familjare dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë. Irina do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla”.

Aktualisht thuhet se Cooper, 47 vjeç, ndan të njëjtin mendim me modelen. Por megjithëse të dy duan të zgjerojnë familjen e tyre, martesa ende nuk është në planet e tyre të afërta.

Një burim së fundmi revistën People u shpreh: “Pasi u ndanë, asaj i mungonte ai. Ajo ndihet shumë krenare se si kanë qenë në gjendje të shkojnë mirë dhe të prindërojnë për vajzën e tyre të bukur.”

Së fundmi ata janë parë duke kaluar më shumë kohë së bashku. Të hënën, modelja dhe aktori u fotografuan duke shëtitur qentë e tyre në Neë York City.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share