Irina Shayk dhe Bradley Cooper po mendojnë të zgjerojnë familjen

Dyshimet se dyshja janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit lindën pas pushimeve të tyre

Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk të cilët i dhanë fund romancës së tyre në vitin 2019 mund të ribashkohen për të patur më shumë fëmijë së bashku.

Dyshja, të cilët janë prindër të një vajze 5-vjeçare, postuan një foto nga pushimet e tyre familjare tropikale këtë javë duke ngjallur dyshimet se modelja dhe Cooper mund të jenë kthyer në krahët e njëri-tjetrit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ishin disa pushime të vërteta familjare dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë. Irina do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla”, tha një burim për median “Page Six”.

Që nga ndarja e saj me Cooper, Shayk ka qenë i  lidhur për një kohë të shkurtër me Vito Schnabel  dhe  Kanye West, edhe pse kjo romancë nuk zgjati për shumë kohë.

Të dy ata, Bradley dhe Irina nuk janë marrë seriozisht me askënd tjetër dhe të dy janë me idenë për të pasur një fëmijë. Ata duhet të merren gjithsesi me njëri-tjetrin pasi janë prindër bashkë. Të dy ata po mendojnë, ndoshta është koha që më në fund të ribashkohen me të vërtetë”, vijon më tej ky burim.

Cooper dhe modelja e njohur u panë për herë të parë së bashku në një shfaqje në Broadway “Finding Neverland” në 2015.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share