Irani në prag të luftës me Izraelin, tension i lartë në Lindjen e Mesme

Rreziku që Izraeli të përfshihet në një luftë me fqinjët në Lindjen e Mesme arrin kulmin për të parën herë në 5 dekada.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se si Izraeli ashtu edhe Irani po përgatiten ushtarakisht për t’u përballur me njëri-tjetrin, pasi Teherani ka gati hakmarrjen për sulmin e 2 Prillit, që Izraeli ndaj kompleksit diplomatik iranian në Damask.

CNN citon burime pranë ushtrisë amerikane që konstatojnë lëvizje të shumta të trupave ushtarake iraniane pranë kufijve të këtij vendi, përfshirë dronët dhe raketat me rreze të largët veprimi.

Burimet thonë se nuk është e sigurtë nëse këto lëvizje lidhen më përgatitjet për luftë nga Irani, pasi ato mund të jenë edhe fuqizim i mbrojtjes vendase nga frika e të tjera goditjeve izraelite ndaj objektivave iraniane në rajon.

Ndërkaq edhe Shtetet e Bashkuara po përgatisin forcat që kanë në rajon. Siç shkruan e përditshmja Ëall Street Journal, luftanijet amerikane kanë marrë urdhër të jenë të gatshme të t’iu kundërpërgjigjur çdo sulmi të mundshëm iranian ndaj Izraelit.

Të premten, presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Iranit të mos ndërmarrë asnjë sulm, pasi në të kundërt Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë aleatin e tyre.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share