Irani ekzekutoi dy persona të shtunën, të dënuar me vdekje pas një sulmi në një faltore shiite që vrau të paktën 13 persona në Tetor. Sulmin e mori përsipër Shteti Islamik (ISIS).
Dy të dënuarit me vdekje u varën në agim në qytetin jugor të Shirazit. Gjatë gjyqit, raporton Reuters, dy autorët pranuan se kanë qenë në kontakt me shtetin Islamik në Afganistan dhe kanë ndihmuar në organizimin e sulmit.
Ky person ishte një shtetas i Taxhikistanit. Ai vdiq pak kohë më pas në spital nga plagët e pësuara gjatë sulmit.
Shteti Islamik, i cili dikur përbënte një kërcënim për sigurinë në të gjithë Lindjen e Mesme, ka pretenduar se fshihej pas disa rasteve të sulmeve të mëparshme në Iran.
Bëhet fjalë për sulmet vdekjeprurëse në vitin 2017 që kishin në shënjestër parlamentin dhe varrin e themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini./tvklan.al