Iraku ka ekzekutuar 11 persona të dënuar për terrorizëm

Iraku ka ekzekutuar 11 militantë të dënuar me vdekje për akuzat për terrorizëm, thanë të enjten zyrtarët lokalë të sigurisë.

Ekzekutimet u kryen të hënën në një burg në qytetin jugor të Irakut, Nassiriya dhe të gjithë të ekzekutuarit ishin shtetas irakianë, tha një oficer policie burgu dhe një zyrtar i sigurisë lokale.

Ata nuk pranuan t’u bënin të ditur emrat sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me media.

Ata thanë se 11 burrat u dënuan për bashkim me grupin militant të Shtetit Islamik dhe për pjesëmarrje në “aksione terroriste”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share