Me propozim të kryetares Danela Arsovska, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme, në bazë të nenit 36 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sipas Ligjit për Institucionet Publike dhe Ligjit për Planifikim Urbanistik, miratoi Vendimin për themelimin e Institucionit Publik për Urbanizëm të Qytetit të Shkupit -KENZO TANGE.
Qëllimi i themelimit të Institucionit Publik për Urbanizëm është ngritja e standardeve dhe cilësisë së kryerjes së punëve nga planifikimi urbanistik, si dhe sigurimi i kushteve optimale për kryerjen e veprimtarisë së rregulluar me Ligjin për planifikim urbanistik, dhe në të njëjtën kohë të eliminohen procedurat e prokurimit publik të jashtëm dhe tenderët për projektimin e objekteve të Qytetit të Shkupit.
Institucioni publik për urbanizëm, përveç kompetencave të definuara në përputhje me Klasifikimin nacional të veprimtarive, do të marrë pjesë në përpilimin dhe miratimin e planit të përgjithshëm urbanistik të Qytetit të Shkupit, zbatimin dhe monitorimin e zbatimit, do të përpilojë plane dhe projekte urbanistike, dhe do merr pjesë në miratimin e tyre, zbatimin dhe monitorimin e zbatimit, përgatitjen e revizionit profesional të planeve urbanistike dhe projekteve urbanistike në përputhje me kushtet për kryerjen e revizionit të përcaktuar me ligj, do përpilojë dokumentacionin projektues-teknik për objektet infrastrukturore, si dhe do të kryen mbikëqyrje mbi zbatimin e tyre, do të përgatit studime, elaborate ekspertësh dhe programe të ndërlidhura me planifikimin dhe rregullimin dhe zhvillimin hapësinor të qytetit.
Përveç kësaj, ky institucion do të bashkëpunojë me institucionet kompetente për planifikim hapësinor gjatë përpilimit të planeve hapësinore nën kompetencë të tyre. Institucioni publik organizohet në atë mënyrë që do t’i mundësojë Qytetit të Shkupit të sigurojë kushte dhe ndikim më të madh strategjik për zhvillim të barabartë hapësinor të qytetit, rregullim dhe shfrytëzim racional të hapësirës dhe kushteve për jetë dhe punë humane të qytetarëve, zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtje dhe përmirësim të mjedisit jetësor dhe natyrës, mbrojtja e vlerave kulturore dhe historike, transparencë në procedurën e miratimit dhe zbatimit të planeve, përputhshmëri me normat dhe standardet për planifikim hapësinor dhe urbanistik, me çka edhe puna dhe funksionimi i Institucionit publik do të bazohet në parimet e profesionalizmit, transparencës dhe përgjegjësisë në punën dhe rezultatet e arritura.