Inxhinieri Schnabl tregon burimet kryesore të ndotjes së ajrit në Shkup (VIDEO)

Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, inxhinieri gjerman Schnabl tregoi rreth projektit nga Nurembergu i Gjermanisë që ka filluar në Maqedoni tre vite më parë dhe quhet “ stufa të pastra për ajër të pastër”. Në vitin 2020 inxhinieri mekanik Gerpld Schnabl, me fokus teknologjinë që ndihmon ambientin, erdhi në Shkup për ta filluar projektin ndërmjet Nurembergur dhe Shkupit. Ai thotë se një pjesë e madhe e ndotjes së ajrit në Shkup vjen nga nxjemja me dru, gjegësishtë nga stufat.

Rreth 30% e ndotjes shkaktohet nga trafiku I dendur kurse përqindja më e madhe vjen nga stufat që i përdorin qytetarët, në mënyrë të gabuar me shumë pak kujdes për mirëmbajtje, thotë Gerold Schnabl, I cili shton se induastria në fakt, zen një përqindje shumë të vogël si ndotës.

“Rreth 30 % e ndotjes shkaktohet nga veturat, një pjesë ka industria dhe një pjesë të madhe të ndotjes së ajrit shkaktohet nga stufat nëpër shtëpitë e qytetarëve” Shpjegon inxhinieri. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Zekiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share