KUSH E SOLLI INVESTIMIN GJERMAN “BMZ GROUP”?!
Ish-zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Byitici tha se ishte ai që solli këtë investim dhe këtu dua ta falënderoj në emrin tim që e drejtoi procesin aq sa e drejtoi, por më vjen keq që nuk ishte në gjendje ta përfundojë deri në fund, deklaroi sot kryeministri Mickovski në përurimin e fillimit të ndërtimit të investimit të ri të kompanisë gjermane “BMZ Group” për prodhimin e baterive litium-jonike.
“Unë supozoj se (Fatmir Bitiqi n.z.) nuk ka arritur t’i bindë qytetarët siç i ka bindur bashkëpartiakët e tij më 8 maj, kështu që ka përjetuar një debakli siç e ka përjetuar, kështu që kjo qeveri është dashur ta përfundojë këtë proces bashkë me investitorin. Pres shumë të tjera investime të tilla në periudhën e ardhshme. Negociatat janë në vazhdim për zgjerimin e dy investimeve tashmë ekzistuese nga investitorët e huaj, si dhe një të re që po negociojmë dhe jemi në fazën finale me një tjetër shtet anëtar të BE-së shumë të madh dhe të fuqishëm. Shpresoj dhe jam i sigurt se edhe ai do të përfundojë deri në fund të vitit, gjë që do të shterojë seriozisht potencialin njerëzor për këtë lloj investimi në vendin tonë, që do t’i shtojë vlerë procesit të rritjes së XHDP-së” – tha Mickoski.
Ndryshe ish zv kryeministri për cështje ekonomikë Fatmir Bytiqi edhe sot reagoi lidhur me përurimin e investimit të ri në rrjetin socjal FB. Ai në profiling e tij kishte shkruar : “ Mund të këshit thirrur për shoqërim”.
Ndryshe Investimi i “BMZ Group” gjerman për prodhimin e baterive litium- është në vlerë prej 65 milionë euro në vëllim maksimal dhe janë parpaljmruar gjithësej 700 vende të reja pune. /tvklan.mk/