Inverzion Temperaturash – në viset malore “pranverë” nëpër Lugina mjegull dhe ngrica!

Luginat nën pushtetin e mjegullës së dendur, vranësirave dhe motit me temperatura nën zeron, kurse në viset malore dhe në Qendrat e Skijimit ka mbretëruar mot pranveror me shumë diell dhe me temperature që kanë shkuar mbi 10 gradë.

Kështu ka qenë moti gjatë së dielës në vendin tonë, kurse metereologët këtë fenomen e quajnë “Inverzion temperaturash” duke pohuar se moti i këtillë ka mbretëruar në pjesën më të madhe të rajonit.

Në Maqedoninë e Veriut, mëngjesi I së dielës ka qenë me mot shumë të ftohtë. Sipas metereologëve, në orën 07.00 të mëngjesit në Berovë janë shënuar – 13 gradë Celsius, në Kriva Pallankë – 8.5, Tetovë – 3 gradë kurse temperatura më e lartë minimale është shënuar në Kodrën e Diellit me 1 gradë Celsius.

Për ditët në vijim, metereologët parashikojnë mot me vranësira kurse nga e marta priten edhe reshje të shiut dhe borës në viset malore.

Por, MeteoAlarm, njofton se javën që vjen, pritet depërtimi i një ajri më të ngrohtë nga jugu dhe jugperëndimi dhe rrymimi ajror që do të vijë nga jugperëndimi që do të kushtëzojë në rritjen e temperaturave të ajrit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share