Intervista për “Fokus”, Filipçe: Mickoski dështoi në testin e parë për përgjegjësi politike!

Në dy muajt e parë të Qeverisë, Kryeministri Mickoski dështoi në testin e parë për përgjegjësi politike. Kështu ka vlerësuar lideri I LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë një interviste për javoren “Fokus” duke u prononcuar rreth temave aktuale politike.

“Mickoski premtonte se asnjë politikan nuk do të kursehet nga përgjegjësia politike nëse dëshmohet se ka vepruar në kundërshtim me ligjet. Këtë e ka përsëritur qindra herë, kurse në rastin e parë që shkaktoi incident ndërkombëtar, veproi në kundërshtim me këtë parim. Në rastin me sigurimin e Gashit ka përgjegjësi të konstatuar tek Kryeparlamentari nga ana e MPB-së. Në raportin e MPB-së thuhet se sigurimi i Gashit ishte dërguar në mënyrë të jashtëligjshme në Aeroport. Këtë nuk e konstatoj unë apo opinioni, por MPB-ja. Mickoski dështoi në testin e parë kur nuk inicoi shkarkimin e Gashit me çka shkeli parim që aq shumë e promovoi”, deklaroi Filipçe.

Janë kundërpërgjigjur nga VMRO-DPMNE-ja duke potencuar se LSDM-ja paraqitet e shqetësuar për reformat në gjyqësor, për shkak se, sic thonë, të parët do të përballen me përgjegjësitë.

“Filipçe qartazi se udhëhiqet sipas matricës së Zaevit, I cili kur erdhi në pushtet mori gjyqësorin dhe mendon se kështu do të funksionojë edhe tani. T`i tregoj nëse nuk e di, VMRO-DPMNE-ja nuk planifikon ta ketë gjyqësorin. Por ta merr nga kthetrat kriminale të LSDM-së dhe BDI-së dhe ta kthejë në duart e gjykatësve dhe prokurorëve”, deklaroi Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE.

Në intervistën për “Fokus” lideri socialdemokrat, Venko Filipçe, ka theksuar se kredia nga Hungaria është plan-biznesi I Mickoskit që do të jetë në dëm të qytetarëve dhe se do të duhet që tri breza ta kthejnë këtë huamarrje.

Filipçe kishte edhe një mesazh për BDI-në. Sipas tij, integristët duhet ta kenë të qartë se Marrëveshja Kornizë nuk është burim dëshirash duke u zotuar se LSDM-ja nuk do të mbështesë asnjë interpretim autentik të kësaj marrëveshjeje.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share