Interesim nga Arabia për Allegri

Juventus’ Italian coach Massimiliano Allegri reacts prior to the UEFA Champions League 1st round day 3 group H football match between Juventus Turin and Maccabi Haifa, at the Juventus stadium in Turin on October 5, 2022. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

Masimiliano Alegri mund të largohet nga Juventusi dy vite përpara përfundimit të kontratës së tij. Trajneri toskan ka mundësinë që të bashkohet me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzema në Arabinë Saudite.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, tekniku i bardhezinjve ka pasur disa takime me të dërguar nga Riadi, që i kanë bërë atij një propozim për t’u tranaferuar në Ligën Profesioniste Saudite.

Alegri po e mendon dhe nëse thotë “PO” do të marrë një pagesë 3 herë më të lartë se sa ajo aktuale. “Zonja e Vjetër” e paguan 7 mln euro në sezon, shto këtu edhe bonuset.

Kalimi në Arabinë Saudite do të ishte një ndryshim rrënjësor i jetës, si në atë sportiv ashtu edhe në atë privat për 55-vjeçarin.

Dy klube nga Arabia Saudite janë në kërkim të një tekniku të ri. I pari është Al-Nassr i Cristiano Ronaldos si edhe Al-Hilal, ekipi që kërkoi me ngulm Leo Mesin, duke i ofruar një kontratë faraonike.

Alegri pritet që të zhvillojë një takim të fundit vendimtar në Montekarlo. Edhe te Juventusi janë të dyzuar nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin me Alegrin, apo do ta ndërpresin. Por një akord për prishje kontrate nuk do të pritej keq te “Zonja e Vjetër”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share