Inter dhe Manchester City gjenden në Stamboll për finalen e shumëpritur të Champions League. Interesimi është mjaft i madh për këtë ndeshje, pasi do të jenë përballë dy skuadra aspak të barabarta me Manchester City që këtë sezon është një superfuqi dhe synon trofeun e tretë, ndërsa zikaltrit fare pak favoritë.
Në “Ataturk Olympic Stadium” pritet të ketë afro 80 mijë spektatorë për këtë ndeshje të jashtëzakonshme që mbahet në këtë stadium për herë të dytë pas finales së vitit 2005.
Edhe pse ka më shumë se 2 muaj që UEFA i ka shitur të gjitha biletat ato mund të gjenden ende në faqe të njohura për rishitjen e tyre. Çmimi fillestar i tyre ka qenë nga 70 deri në 700 Euro për vendet më pranë fushës. Një ditë para ndeshjes, bileta më e lirë ka kaluar 800 Euro, ndërsa më e shtrenjta afro 9615 Euro.
Ka kohë që City troket në derën e trofeut të Champions dhe duket se kësaj here, skuadra e Guardiolas do të shpërthejë për të bërë të vetin trofeun që i mungon. Trajneri e ka ngritur më parë trofeun në vitin 2009 dhe 2011, dhe kërkon të bëhet vetëm tekniku i gjashtë që e fiton atë me dy klube. Por gjithsesi është finale që mund të shkojë në favor të zikaltërve të Simone Inzaghi
Tv Klan