Inter zgjedh Scamacca

UEFA European Football Championship – European Qualifiers – Malta vs Italy Gianluca Scamacca Italy during European Qualifiers – Malta vs Italy, UEFA European Football Championship in Ta Qali, Italy, March 26 2023 Ta Qali Ta Qali Italy Copyright: xEmmanuelexMastrodonatox/xLiveMediax

West Ham refuzoi ofertën e parë për sulmuesin italian, zikaltrit bëjnë gati të dytën

Interi e ka bërë zgjedhjen e vet për sulmin dhe pavarësisht se Uest Hemi u refuzoi ofertën e parë, do të vazhdojë projektet deri në finalizim. Zikaltrit duan që të sjellin në “San Siro” Xhanluka Skamakan, por “Çekiçët” kanë refuzuar 22 mln Euro të ofruara.

Drejtuesit Marota dhe Auzilio do të bëjnë një ofertë të re në vazhdim, ndërsa e shikojnë futbollistin 24-vjeçar si zëvendësuesin ideal të Romelu Lukakut.

Trajneri, Simone Inzagi pëlqen së tepërmi Folarin Balogun, por operacioni për blerjen e tij është ndalur, pasi si fillim duhet që të largohet Korea. Skamaka nuk hyn më në planet e Uest Hemit dhe një ofertë më e lartë do t’i bindë ata raporton Sportmediaset. Interi bën gati 30 mln Euro.

Synimi i “çekiçëve” është Armando Broja, që trajneri Dejvid Mojes e vlerëson së tepërmi dhe e ka kërkuar prej kohësh. Zikaltrit janë shumë afër mbylljes së tranferimit për mefushporin llazar Samarxhiç. Udineze do të përfitojë 15 mln Euro, shto këtu edhe kartonin e Fabian, që vlerësohet 10 mln Euro.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share