Inter ultimatum Bayern

Zikaltrit nuk po arrijnë të finalizojnë transferimin e Sommer, De Gea alternativë për portën

Mundësia që Interi ta gjejë veten pa një portier titullar në turneun japonez po bëhet gjithnjë e më shumë konkrete. Objektivi numër 1 i zikaltërve është Jan Zomer, por Bajern Mynihu ende nuk i ka kthyer një përgjigje italianëve. Kjo do të bëjë që kundër Al Nasr dhe PSG në fushë të luajë portieri i tretë Di Xhenaro.Në të tillë situatë, Inter i ka dërguar një ultimatum kampionëve bavarezë.

Deri të dielën, gjermanët duhet që të kthejnë përgjigje për zviceranin, në të kundërt ata do të shohin për një tjetër emër. Me Zomerin, akordi është arritur, por te Bajerni hezitojnë që ta lënë të lirë, pasi gjendja e portierit Manuel Nojer ende nuk është perfekte.

Interi është gati që të paguajë më pak se 6 mln euro për kartonin e ftubollistit. Por në shtëpinë zikaltër po përmendet edhe emri i portierit David de Gea. Spanjolli është një lojtar i lirë, ndërsa u largua nga Junajtid. Ai pëlqehet sepse do të sjellë në ekip eksperiencë. Por po punohet edhe për ukrainasin Anatoli Trubin, për të cilin Interi është gati që të paguajë deri në 15 mln Euro. 21-vjeçari shikohet si e ardhmja e portës, por ai ka nevojë ende për eksperiencë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share