Sonte me fillim nga ora 20:45, do të luhet njëri nga derbit më të mëdhenj të futbollit evropian.
“Allianz Stadium” do të jetë arena ku do të përballen dy gjigantët e Serie A.
Juventus dhe Inter, do të kenë një çështje goxha me rëndësi për të diskutuar në fushën e gjelbërt, që ka vlerën e hiç më pak se tri pikë.
Aktualisht, “Zonja e vjetër” renditet e pesta në Serie A. derisa “Nerazzurët” janë të dytët në tabelë me 54 pikë, dy më pak sesa lideri, Napoli.
Sonte djelmoshat nga qyteti i modës me çdo kusht do t’i kërkojnë pikët e plota, për ta ‘rrëmbyer’ kreun e tabelës, pasi të shtunën napolitanët nuk arritën më tepër se një barazim 2:2 kundër romakëve të Lazios.
Secila pikë është e rëndësishme për të dyja skuadrat, në luftën për titull si dhe plasmanin sa më të mirë për zonën evropiane.
Juventus në ndeshje zyrtare deri më tani i kanë fituar 26 ndeshje përballë Interit.
Në anën tjetër, skuadra e Simone Inzaghit i ka të fituara 16 lojë, kurse 24 përballje përfunduan baras.