Skuadra amerikane rrezikon rënien nga kategoria
Ardhja e Messit revolucionarizoi MLS në nivele të paimagjinueshme. Me argjentinasin në skuadër, Inter Miami ishte i destinuar të shkruante histori, ose të paktën kjo ishte shkruar në letër.
Megjithatë një dëmtim që ka mbajtur dhjetëshin jashtë fushës për gati një muaj, ka ndryshuar skenarin e klubit amerikan. Inter ka krijuar varësi nga Messi pasi me praninë e tij në fushë dhe në formën e duhur, ishte skuadër e pandalshme. Ndërsa pa të, ekipi duket se ka rënë në një hendek nga i cili nuk po di të dalë. Në Amerikë vlerësojnë se sezoni për Inter Miami ka përfunduar.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur, ekipi nga Florida gjendet në vendin e parafundit të renditjes. Në ndeshjen e fundit kundër Cincinnati, edhe pse Messi u aktivizua nga stoli, skuadra humbi. Skuadrës i duhen patjetër dy fitore për të hyrë në play-off. Por Messi do të udhëtojë drejt Argjentinës për ndeshjet që kombëtarja e tij ka për kualifikueset e Botërorit.
Pas përfundimit të sezonit të rregullt të kampionatit, ekipi i Beckham do të ketë katër muaj kohë për të konsoliduar idetë dhe madje edhe për të forcuar skuadrën. Shumë nënshkrime që u përfolën verën e kaluar mund të materializohen sapo tregu të hapet Janar. Priten lojtarë si Hazard, Modric apo Luis Suarez, për të rikthyer në fitues projektin e një klubi që investon shumë.
Tv Klan