Inter apo Milan do të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve?

Sezoni 2022/23 në Ligën e Kampionëve po shkon drejt fundit, sonte në program është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ,es dy skuadrave italiane të Seria A, Inter – Milan që do të zhvillohet në në stadiumin “Giuseppe Meazza” (San Siro) në Milano, ku drejtësi do të ndanë francezi Klement Turpin. Në ndeshjen e parë para gjashtë ditëve Inter shënoi një rezultat mjaftë të mirë 2-0, që u jepë shpresë futbollistëve të trajnerit Simone Inzaghit, pë kualifikim në finale e madhe që do të luhet në Stamboll. Nga ana tjetër, ekipi i Stefano Piolit, Milani do të duhet të fitojë me çdo kusht me të paktën dy gola diferencë për ta çuar sfidën e dytë gjysmëfinale të paktën në kohën shtesë.

Në rast të arritjes në finale, të Ligës së Kampionëve Interi do të përsëriste sukesesin e para 13 viteve në “Bernabeu”, u përball me Bayern Munich. Nga ana tjetër Milan në vitin 2007 në Athinë luajti finale Liverpool-it. Megjithate ndeshja e sontme mes skuadrave milaneze Inter – Milan është një Euroderbi që pritet të të kënaq ti gjithë adhuruesit e futbollit fanasat e këtyre dy klubeve dhe jo vetëm.

Sa iu përket formacioneve trajnerët Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli pritet të dalin me të kompletuar , por për këtë duhet pritur fillimin e ndeshjes kur edhe do të shihet se cilët futbollist do të fillojnë këtë përballe të madhe

Formacionet e mundshme:

INTER (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Dzeko. Trajner: Simone Inzaghi.

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Krunic, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud. Trajner: Stefano Pioli.

Ndeshja Inter – Milan , luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim në orën 21:00

Shaban Sinani /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share