Instituti për sëmundjet e mushkërive dhe Tuberkulozit, Shkup: “Po ne mund t’ia dalim, fund Tuberkulozit”

Data 24 mars e shënon ditën në vitin 1882, kur dr. Robert Koh publikoi se e ka zbuluar bakterin që e shkakton tuberkulozin, me çka ka hapur rrugën drejt diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2021 janë regjistruar 10.6 milionë raste tëreja të tuberkulozit, që është e barabartë me 134 raste për 100 000 banorë për të njëjtin vit.

Në 15 vitet e fundit, Republika e Maqedonisë së Veriut ka pasur një rënie të vazhdueshme të numrit të rasteve të reja të pacientëve të infektuar me tuberkulozë, ku që nga viti 2019 bën pjesë në grupin e vendeve me incidencë të ulët, të cilat kanë më pak se 10 raste për 100 000 banorë.

Zhvillimi i arritur drejt synimeve për eliminimin e kësaj sëmundjeje në kuadër botëror dhe shtetëror tek ne, është komprometuar në një masë të konsiderueshme nga pandemia evirusit Covid, ku për shkak të rifokusimit të sistemeve shëndetësore dhe popullatës drejt tij, hendeku midis rasteve të regjistruara dhe numrit aktual të pacientëve me tuberkulozvetëm është rritur.

Motoja e OBShsë për këtë vitë është, Po! Ne mund ta ndalim tubekulozin!”. Që të mundet sërish të rivendoset kontrolli mbi tuberkulozin si para pandemisë, në vitet në vijim na duhen përpjekje të intensifikuara të mbështetura me më shumë financa dhe një qasje shumësektoriale që trajton të gjithë përcaktuesit e tuberkulozit, si varfëria, uria, infeksioni me HIV, pirja e duhanit dhe diabeti.

Nevoja për veprim është po aq e madhe sa efektet e shkaktuara nga kriza ekonomike botërore, për shkak të së cilës po përkeqësohen determinantët më të gjerë të tuberkulozit, siç janëtë ardhurat familjare dhe kequshqyerja. Njerëzit me kequshqyerje janë fatkeqësisht 3 herë më të rrezikuar.

Fushatat për promovimin e shëndetin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për tuberkulozin janë ndërhyrje që kanë treguar rezultate bindëse, si në parandalimin e sëmundjes, si dhe në luftën kundër stigmës, e cila është gjithashtu është një nga sfidat që ndërlikojnë përpjekjet tona.

Në diskursit tonë publik a po shkencor duhet  të përdorim gjuhë e cila e respekton dinjitetin e të s[murve nga tuberkulozi.

Masa më e mirë parandaluese është zbulimi i hershëm dhe trajtimi i suksesshëm i secilit që vuan nga tuberkulozi.

Trajtimi i tuberkulozit në Republiken e Maqedonisë së Veriut është falas dhe në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë. Kështu, marrja e të gjitha masave parandaluese që kontribuojnë në zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe trajtimin e saj është kruciale, ashtu siç është edhe zbulimi i rasteve të reja aktive të tuberkulozit në grupet e rrezikut, ndjekja e pacientëve me tuberkuloz, promovimi i kujdesit për kategoritë vulnerabël dhe kujdesi për të pasur një mënyrë jetese të shëndetshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share