Inspektorati nis hetimin për punësimin e bashkëshortes së zv/Ministrit (VIDEO)

MUSLIU: BRENDA DY-TRE DITËVE DO TË DALIN ME DETAJE

Inspektorati shtetëror i Arsimit ka lëshuar shkresë për të inspektuar se si është punësuar gruaja e zëvëndës ministrit të Arsimit si këshilltare në Universitetin Shën Kirli dhe Metodi, thotë Ardian Musliu drejtori i Inspektoratit të Arsimit, raporton Klan M.

“Detyrimi për inspektim nga ana e drejtorit është lëshuar dhe në afat sa më të shkurtër inspektorët do te realizojne inspektim. Do të thotë brenda 2-3 ditëve do të realizohet varësisht nga agjenda e inspektorit” – deklaroi Musliu.

Një ditë më parë zëvëndës ministri i Arsimit Lulzim Aliut se udhëtimet e përditshme të tij deri në Kërçovë kanë bërë që gruaja e tij ta lë punën në shkollë në Kërçovë dhe të angazhohet si administratore në Universitet. Ai ka shtuar se nuk bëhet fjalë për nepotizëm por se punën e ka fituar në bazë të rregullt me konkurs.

Ajo ka 20 vite që punon në shkollë në Kërçovë,pasi që jemi transferuar në Shkup ajo ka aplikuar për punë në Univeristet. Ajo është magjistre dhe atje ka pasur rrogë më të madhe se këtu në Universitet. Unë e kam analizuar këtë çështje dhe aspak nuk bëhet fjalë për nepotizëm përshkak se unë nuk jam në marrëdhënie pune atje por tani jam në ministri. Ajo ka konkuruar në konkurs të rregullt dhe ka një muaj që punon atje” – deklaroi Zv/ministri, Lulzim Aliu.

Nga Antikorrupcioni thonë që duhet të shqyrtohet mënyra dhe procedurat se si është punësuar gruaja e zëvëndësministrit gjatë kohës kur ai është në pozitë të lartë në ministri të Arsimit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share