Deputetët e miratuan Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal

Kuvendi sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 99-të miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, të propozuar nga Qeveria.

Është miratuar edhe Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative që i kryen Agjencia evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Deputetët miratuan edhe Vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë (maj 2023 deri në nëntor 2023).

Në seancë u mbështetën edhe tri kërkesa për interpretim autentik – të nenit 230 paragrafi (1) të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, të nenit 128 të ligjit për marrëdhëniet e punës, si dhe të nenit 22, 26 dhe 31, të Ligjit për planifikim urbanistik.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ndërpreu seancën këtu dhe tha se deputetët do të njoftohen më tej për vazhdimin e saj.

Vazhdimi i seancës së 84-të është duke u zhvilluar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share