Inspektim në spitalin e Shtipit pasi një i ri ndëroi jetë nga sepsa

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për momentin zbaton inspektim të jashtëzakonshëm në Spitalin Klinik Shtip për pacientin 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë nga sepsa, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç kumtuan nga MSH, drejtori i Spitalit të Shtipit, Alen Georgijev, ka kërkuar që të përgatitet një raport i plotë për mënyrën e trajtimit të pacientit.

Paraprakisht, familjarët e pacientit të vdekur J.D. (25) nga Berova në rrjetet sociale informuan se ai ka vdekur pasi ka marrë sepsë pas drenazhimit të një dhëmbi në spitalin e Shtipit.

Vdekjen e pacientit e kanë konfirmuar edhe nga spitali i Shtipit. Pas përfundimit të inspektimit të jashtëzakonshëm, Ministria e Shëndetësisë informon se opinioni do të informohet më konkretisht

Lexo gjithashtu
Total
0
Share