Iniesta do të largohet nga Japonia

Pritet të vijojë karrierën në SHBA ose Lindjen e Mesme

Andres Iniesta do të largohet nga Vissel Kobe në fund të këtij sezoni. I afruar në verën e 2018, paga e tij sezonale bruto është rreth 30 milionë dollarë pa harruar edhe 4 milion të tjerë nga sponsorët.

Mesfushori spanjoll i cili pas pak ditësh do të mbushë 39 vjeç është aktivizuar pak me skuadrën japoneze që kryeson renditjen në këtë sezon. Iniesta në Japoni ka fituar Kupën e Perandorit dhe Superkupën. Sipas mediave vendase ai pritet të vijonë karrierën si futbollist, pasi ka interesim nga klube të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga Lindja e Mesme.

Andres Iniesta kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, ose 22 vjet te Barcelona ku fitoi gjithçka, pa harruar sukseset me përfaqësuesen e Spanjës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share