Inflacioni për Korrikun 8.4%

BYTYQI: RRITJA E PAGËS MESATARE TË VAZHDOJË ME RITME DYSHIFRORE

Enti Shtetëror për Statistika ka njoftuar se inflacioni në korrik ka qenë 8.4%, kurse çmimet me pakicë janë rritur për 4.9%, njofton KlanM.

Sipas të dhënave që janë publikuar gjatë së hënës, harxhimet jetësore në korrik janë rritur për 1% krahasuar me qershorin, kurse çmimet me pakicë për 1.6%.

Rritja e harxhimeve jetësore, sic percjell KlanM, është shënuar tek pemët për 12.6%, buka dhe drithërat për 3.8%, djathi dhe gjiza për 1.8%, peshqit dhe frytat e detit si dhe qumështi për 0.9%.

Sipas të dhënave, rritje është shënuar edhe në transportin ajror dhe të udhëtarëve, energjinë elektrike, shërbimet e akomodimit, lëndët djegëse për amvisëritë, salonet e ondulimit e të ngjashme.

Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sic njofton KlanM, ka njoftuar se inflacioni për korrik është ulur në 8.4%. Sipas një postimi në Facebook, Bytyqi thotë se Qeveria po punon me përkushtim maksimal me të gjitha masat e disponueshme për ta ulur atë në minimum deri në fund të këtij viti kalendarik, për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

Këto shifra, sipas Bytyqit, janë në përputhje edhe me parashikimet e Qeverisë, e cila parashikon që inflacioni mesatar për vitin 2023 të jetë 8,9%.

”Qeveria i kushton vëmendje të madhe krijimit të një klime pozitive biznesi, ku kompanitë do të motivohen të paguajnë paga konkurruese, rritja vjetore e të cilave do të jetë shumë më e lartë se rritja e kostos së jetesës” – tha Fatmir Bytyqi.

Zv/Kryeministri Bytyqi, sic percjell KlanM, pret që rritja e pagës mesatare të vazhdojë me ritme dyshifrore dhe të jetë dukshëm mbi rritjen e kostos së jetesës, që me fjalë tjera, sipas Bytyqit, do të nënkuptonte edhe një rritje reale të fuqisë blerëse të bashkëqytetarëve tanë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share